VIDEO / Manaj tjetër gol me Peskarën në Itali

Elton Tafaruci

Sulmuesi kuqezi Rei Manaj ka shënuar një tjetër gol me skuadrën e tij të Peskarës në Itali. Edhe pse ishte një ndeshje miqësore, Manaj tregon se po kalon një formë të mirë sportive.

Sulmuesi u huazua nga Interi dhe është projektuar për të qenë në formacionin bazë me nisjen e sezonit në Serinë A.

Peskara fitoi me rezultatin e thellë 4­1 ndaj Penetos. Manaj shënoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e ’67- të lojës, raporton Panorama.

Pak ditë më parë Manaj shënoi dy gola ndaj Palenës, ndonëse luajti vetëm 45 minuta në këtë sfidë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *