VIDEO: Masakra në Bucha, “New York Times” publikon momentin e vrasjes së civilëve ukrainas nga forcat ruse

J L

Masakra në Bucha, ku u vranë më shumë se 300 civilë ukrainas tronditi gjithë botën.

Perëndimi dënoi ashpër këtë masakër, duke e cilësuar si “krim të tmerrshëm lufte”, ndërsa nisën hetimet për të çuar provat në Gjykatën Ndërkombëtare, sipas The Guardian.

New York Times ka publikuar videon e ekzekutimit të 8 civilëve që supozohet se janë kryer nga forcat ruse në Bucha, jashtë Kievit.

Gazeta amerikane ka publikuar një video ku forcat ruse ekzekutojnë 8 ukrainas më 4 mars.

Moska ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat dhe Times tha se Ministria ruse e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Me qindra trupa civilësh të paarmatosur u panë të vrarë në rrugët e qytetit pranë Kievit, i cili u rimor nën kontroll nga ukrainasit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *