Zakonisht, shpërthimet me eksploziv kryhen nëpërmjet telekomandimit. Lidhja është e thjeshtë; eksplozivi lidhet me një telefon celular dhe më pas nëpërmjet një telefoni tjetër kryhet thirrje telefonike që shkakton shpërthimi.
Për të evituar një shpërthim të tillë, sot në Komunën e Parisit policia vendosi një antenë që bllokojnë valët telefonike.
Për rreth një orë, telefonat në zonat nuk punonin për shkak të bllokimit të tyre. Policia synonte të parandalonte një shpërthim të mundshëm me anë të telekomandimit.
Ende nuk është dhënë deklarata zyrtare për ngjarjen, e cila do të faktojë se çfarë lloj eksplozivi ishte dhe mënyra e vendosjes për të kryer më pas shpërthimin.
Në videot ekskluzive të DITA-s tregohet pikërisht makina që bllokoi valët e telefonit, ndërsa në videon e dytë xhenieri i cili ka çmontuar bombën duke e shpërthyer në mënyrë të kontrolluar, në momentet menjëherë sapo ka dalë nga parkimi./DITA
