Një princ saudit është arrestuar dhe urdhri për këtë është dhënë nga vetë mbreti i zemëruar Salman.
Reagimi erdhi pas publikimit të një videoje që tregon se si princi abuzonte me një burrë dhe një grua duke i dhunuar ata.
Pamjet u bënë virale dhe erdhën në vëmendje të mbretit saudit, i cili lëshoi një urdhër të menjëhershëm për arrestimin e princit Saud bin Abdulaziz bin Musaed bin Saud bin Abdulaziz Al Saud.
Personat e dhunuar kishin rrjedhje gjaku nga goja e tyre dhe plagë në fytyrë, ndërsa princi i godiste ata pa mëshirë.
Mbreti urdhëroi burgosjen e princit derisa të merren të gjitha dëshmitë dhe se do të gjykohet në bazë të ligjit të sheriatit.
