Video: Me autobusë e mjete private, protestuesit nisen nga Berati

Bora Basholli

Rreth 1 200 protestues nga opozita janë nisur nga Berati drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së radhës së opozitës që është vendosur të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 20:00.

Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit janë grumbulluar si gjithmonë përpara selisë së PD-së së qytetit, ku u nisën me autobusë dhe automjeteve private drejt Tiranës, ndërkohë që protestuesit e LSI-së u nisën me automjete private nga sheshi qendror i qytetit.

Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur drejt Tiranës autobusë dhe automjete të vogla, ndërkohë që 2 autobusë të tjerë me mbështetës të PD-së janë nisur nga fshatrat Lapardha dhe Velabisht.

Kryetari i degës së PD-së Berat, Gazmend Azizi ka deklaruar se nga selia e Partisë Demokratike u nisën drejt protestës së Tiranës rreth 800 protestues, ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 400 protestuesish të nisur me automjete private drejt protestës së madhe të opozitës së bashkuar.

Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur në orën 16:00 të ditës së sotme 4 autobusë dhe rreth 70 makina private, ndërkohë që nga LSI-ja janë nisur 3 autobusë dhe rreth 50 automjete të vogla me protestues.

Sipas kryetarit të PD-së Berat, Gazmend Azizi, protestat e opozitës shpalosin revoltën e popullit ndaj qeverisë kriminale të Edi Ramës. Kryetari Azizi ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën në 30 qershor.

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • I bet te gjitha paret autobus sufllaqe shashka molotov flamur shkatrrim e vrasje e plagisje ambulanca….
    A i llogarisni sa keni harxhuar dhe cfare mund te benit per te miren e ketyre shpellareve taliban qe i shetisni neper te gjithe vendin per trushplarje.
    Ankoheni per blerje votash dhe kjo eshte nhe menyre per blerje votash,por mos kujtoni qe me menyra talibane do beni popullin per vete.
    As gazeta dita me 55 me propganden e saj nuk ju ben derman.
    Ju zente mallkimi i profesorit te rrjedhur neritan ceka ose neroni

  • PER TE NDYRE JETEN E QYTETARIT TE TIRANES

    NE SHERBIM TE NDOTJEN PUBLIKE NEE

    ATMOSFEREN SHQIPCARE !!!!!!!!!!!!

    POLICIA KA MBUSH PLENCAT PLOT

    KA VESHUR SKAFADRAT DHE PRET E NGOPUR

    DASMORET ME DAULLE E KAPSOLLE

    ———-

    PIKA PER POLICINE ME IDIOTE NE BOTE

    QE NUK ESHTE E AFTE TE STAKOJ PRIZZAT

    HEQI BATERITE

    KTYRE VIBRATOREVE NE RRUGE QE VIBROJNE

    ME I CLIRU VRYNAT LYLSUMQIMIT E PUTANES LSI-S

  • grupi la pordhame solist lefter maliqin jep koncert ne tirane”-o sali tu befsha ferre,mer pushtetin dhe nje here”.

  • Ky me kapele ne koke eshte Myftar Kapllani ose Tare budalli sic e njohin kete “dythundrak ripertypes” ne Berat. Tere jeten eshte marre me mundje dhe mbledhje lekuresh te bagetive. Vetem keto lloj bagetish si Tarja mund te bashkohen me talebanet e zbritur nga Gopi Arushes. Turp per Beratin e Onufrit qe ne gjirin e tij mban edhe keta Neandertalas.

  • Po bandat e 97 i harruat?Apo nuk doni ti harroni dhe ne kujtim te tyre po beni nji”pelegrinazh”deri ne Tirane ! Kush u prin pervec ketij Hazizit apo eshte vete kryetari i bashkis i zgjedhuri nga vet Iliri i Monikes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *