Video me hashash, emigranti nxjerr në ‘skenë’ mashtrimin e Berishës

Dita

Një emigrant shqiptar që jeton në Itali, ka denoncuar në “Fiks Fare” Berishën, duke e akuzuar këtë të fundit si mashtrues.

Berisha ka publikuar më 1 korrik një video ku pretendonte se demonstronte kanabisin e mbjellë në Vlorë, por emigranti në fjalë e ka cilësuar këtë akt si mashtrim.

Ai thotë se videoja është regjistruar prej tij në një qytet italian, ku kanabisi është mbjellë për qëllime mjekësore.

I prezantuar si Dj Liku, emigranti shqiptar tregon se video është regjistruar më 10 qershor të këtij viti në qytetin e Rekanatit, pranë Ankonës.

Ai vijon të thotë se videon ia ka kaluar më pas një mikut të tij, duke i thënë në nota humori se “shiko si ka plasur hashashi”.

DJ Liku thotë për “Fiks Fare” se më vonë i kanë thënë se kjo video është publikuar nga Sali Berisha në “Facebook”.

Ai vë në dukje se nuk ka përmenduar në asnjë moment se video është bërë në Shqipëri. Madje, ka bërë edhe një video të dytë për të treguar se regjistrimi është bërë në Itali.

“Unë e kam bërë këtë video për shokun tim dhe nuk e kuptoj pse Berisha ka thënë që është hashash në Vlorë, por mbase nga dialekti im vlonjat. Por ç’faj kam unë se nëna më ka bërë në Vlorë”, tha DJ Liku për “Fiks Fare”.

Ai ka dhënë po të njëjtat sqarime edhe për policinë shqiptare.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kur e lene te livadhisi kete horr Vicidoli,mire jua ben ..!!!!
    Dhe ironia qendron ne faktin se media shqiptare dhe ga-
    zetarucet shqiptare,te tipit Zhei, Ljubovici, Lela, etj.etj.
    qe e kane shitur bythen per nje grusht Eurosh klithin me
    sa i nxe gabzerri se cdo gje qe thote Berisha eshte e vertete ,ku faktikisht cdo gje qe thote Berisha eshte genjeshter e mashtrim ,nje Dhiogjen shqiptar. Vetem kur
    merrte informacion nga Visho Ajazi atehere ishin Po ! te
    vertetandersa tani me sa duket nuk zoteron me burimet.
    Ai qe e ka zevendesuar Ajazin nuk i jep me informacion
    as Berishes dhe as Like Floririt ! Ky i fundit ne postin e
    Presidentit prandaj nuk po e firmos emerimin ne postin
    e Drejtorit te SHISH-it ……!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *