VIDEO/ Mesfushori i Ajax humb ndjenjat gjatë miqësores

Gazeta Dita

Mesfushori i Ajax Amsterdam Abdelhak Nouri ka humbur ndjenjat dhe është dërguar menjëherë në spital nga një helikopter gjatë ndeshjes miqësore ndaj Werder Bremen.

Incidenti, i cili ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes në Austri, bëri që ndeshja të ndërpritej.

Nouri, 20-vjeçar, ka luajtur nëntë ndeshje me ekipin holandez deri tani.

“Një helikopter ka zbritur në fushë. tifozëve u është kërkuar të largohen nga stadiumi,” shkruan klubi në Twitter.

“Shpresojmë që të kemi më shumë informacione së shpejti.” Po sipas klubi, lojtari tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *