Video/ Messi shtyu arbitrin në “El Clasico”-n e 2009-ës, por nuk u ndëshkua

Gazeta Dita

Shtyrja e Cristiano Ronaldo-s ndaj arbitrit në një ndeshje “El Clasico” nuk ka qenë e para, me Leo Messi-n që ka bërë të njëjtën gjë në sezonin 2008/09, por ka shpëtuar pa u ndëshkuar. Sulmuesi portugez është pezulluar për pesë ndeshje pas kartonit të kuq dhe shtyrjes që i ka dhënë arbitrit Ricardo de Burgos Bengoetxea të dielën.

Në rastin e argjentinasit, arbitri ka qenë Undiano Mallenco. Ky incident nuk është përmendur pas ndeshjes dhe as në raportin e arbitrit. Gjithashtu, ylli argjentinas nuk është ndëshkuar në atë kohë. Çështja e Ronaldo-s ndryshon sepse veprimi i tij është përmendur në raportin e gjyqtarit dhe pezullimi i portugezit ishte i pashmangshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *