Kristiano Ronaldo erdhi në Tiranë dhe la më shumë “gjurmë” duke refuzuar fëmijët e vegjël, që kërkonin të bënin ndonjë foto me të në stadium, me “selfiet” nga kabina e pilotit të avionit, se sa nga ajo që tregoi në fushën e blertë.
Përveç dy-tri goditjeve nga jashtë zonës, në fillim të ndeshjes Shqipëri-Portugali, ylli portugez i Realit të Madridit u “likujdua” nga kapiteni Lorik Cana dhe Arlind Ajeti.
Forma e tij e dobët ishte edhe në qendër të pyetjeve të gazetarëve pas kësaj kualifikueseje, me trajnerin Fernando Santos.
Ai e mori në mbrojtje tri herë fituesin e “Topit të Artë”. Në fakt, kudo ku shkon të luajë me kombëtaren e tij, tifozët kundërshtarë mundohen ta çorientojnë me një mënyrë të vetme, origjinale, duke bërtitur në kor emrin e Lionel Mesit.
Argjentinasi i Barcelonës është sfidanti numër një i portugezit, mes tyre ka një luftë të vërtetë në distancë, qoftë në numrin e shënimit të golave në La Liga e kompeticione të tjera, qoftë në fitimin e “Këpucës së Artë” dhe “Topit të Artë”.
Këtë lloj pritjeje gjeti edhe në “Elbasan Arena” portugezi i famshëm, i cili, sikurse duket edhe në këtë video, është përballur me thirrjet “Mesi, Mesi” kur ka dalë në nxehje, në tapetin e blertë. Nuk i ka ardhur mirë, natyrisht, por veprimi i Ronaldos është “driblues”.
Me duar e gjeste, ai u drejtohet tifozëve kuqezinj, që po thirrnin në kor emrin e yllit të Barcelonës, duke u thënë “më fort, më fort”. Pastaj vijon nxehjen me bashkëlojtarët e tjerë, duke bërë një “vërrë në ujë” në 93 minutat e ndeshjes kualifikuese, personalisht.
Në fund gëzoi, sepse fitoi falë golit të Velosos në minutën e 93-të, në të vetmin moment shpërqendrimi të kuqezinjve tanë. /Telesport
Albanian fans screaming towards Cristiano… by lubomir-mitev

Fillun maloket e maqedonis Mesi Mesi tu berrtit. Keta nuk duhet me i lon ne stadium fare. Ti lesh jasht qe te stazhonohen per ndeshjen me Serbin.
Dihet qe ka mungese kulture nuk na takon neve ky lloj kori lerjani tifozeve spanjoll.
ishte taktika pere te nevrikosur Ronaldon,gje qee beri efektin e saj.A luajti Ronaldo ne Elbasan? Une nuk e pash.
Ronaldo nuk luajti pas disa nderhyrjeve te renda te Gashit e Gjimishitit dhe lojes se mire te Canes dhe Ajetit, por jo se ia ndjen nga keto korre. Personalisht s’i pelqeva keto thirrje, lojtari duhet respektuar qofte ai dhe kundershtar e per me teper nje personalitet si Ronaldo. Reagimi i tij per t’u pershendetur.
Ne spaskemi te drejt te bejm hic gje se nuk na shkoka si shqiprar sipas jush? Rrini mo urt qe ngelet me lup ne dor duke u munduar te gjeni gabime te shqiptaret dhe gjithmon gjeni ju me analiza tuaja idiote. Sbejn shqipot ndo nje gje qe se kan ber te tjeret me par po dhe po ben nuk esht hataja sna u nxi bytha shum qe na dashkeni perfekt. Ik meruni me ndonje gje ne jet o te zinj.