Dhuna e ushtruar ndaj një nxënësi i shkaktoi vendin e punës një mësuesi në Durrës. Ngjarja ndodhi në shkollën 9 vjeçare “Hasan Koçi”. Mësuesi dhunon barbarisht një nxënës të klasës së VII-të C. Dhuna është aq e fortë sa mësuesi i përplas kokën për tavoline.
Pas publikimit të videos, Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës ka shkarkuar mësuesin e biokimisë në shkollën “Hasan Koçi”, Flamur Paja, i cili shfaqet duke dhunuar nxënësin.
Dhuna ndaj nxënësit kishte ardhur pasi 13 vjeçari kishte ofenduar mësuesin e lëndës Biologji dhe Kimi.
“Mësuesi i biokimisë më qëlloi pasi e ofendova duke i thënë ‘o shurdh’”, ka thënë nxënësi. Rasti është regjistruar më 26 janar, pra dy ditë më parë.
Megjithatë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi” janë ngritur në protestë.
Ata kërkojnë rikthimin e mësuesit.
Sipas tyre, mësuesi ka qenë vazhdimisht i provokuar nga nxënësit e klasës së 7.
Sipas nxënësve, Paja është një mësues model, që jep bio-kimi prej 25 vitesh. /Dita/
https://www.youtube.com/watch?v=PFXLC1oGmqo