Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, kun ndwr t[ tjera thekson se koherenca e tij ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum.
Ndër të tjera Meta shkruan se gjithmonë i ka shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Postimi i plotë:
Koherenca ime ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum.
Unë gjithmonë i kam shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Koherenca ime ka qenë absolute dhe jam shumë krenar për këtë!
a.m/dita

Me duket se po luhet nje komedi ketu.Edi Rama me kravate jeshile,Ilir meta na del me kravate jeshile.Presim pergjigje nga specialistet e kravatave ,
Korbit ne për presidentin që kemi.Moj kasolle ku na mblodhe.I kanë ikur pëllumbat fare.
Meta ka mbrojtur vetëm kollonat e viles setij!
Po pse i bini ne qafe,presidentit tone te nderu,ai gjithmone ka mendu per popull,dhe leket qe ka,per popullin i ka,po pse nuk e besoni,ai eshte soji me i ndershem familjarisht i politikes sone,le c’fare thone,ata qe e kan inat,krijoni mundesine prap dhe do shikoni mrekulli.Si te doni,po mire eshte ti besoni
Eshte e vertete qe ke qene koherent ose shqip parimor me besen qe i ke dhene kryehajdutit, kryekriminelit dhe kryetradhtarit Sali Berisha; tani topi ka mbetur ne fushen e Drejtesise se Re, ku ju duhet te jepni llogari.