Video: Kjo duket mizore, policia vë në pranga 9 vjeçarin autik (!)

Leda Hysa

Disa pamje shokuese janë filmuar në një shkollë filloreje në Franklin, Indiana të SHBA-së, ku policia ka vënë në pranga një djalë 9 vjeçar autik pas një sherri në oborrin e shkollës me disa fëmijë që po e tallnin.

Mësuesit kanë lajmëruar policinë, pasi dy mësues u deshën që të ndërhynin për të ndarë përleshjen e fëmijëve, raporton Daily Mail.

Shkolla u mbyll deri në momentin që policët erdhën dhe arrestuan të miturin duke e akuzuar për dhunë.

Pas incidentit mësuesit njoftuan edhe prindërit e të miturit, babai i të cilit mbërriti përpara policisë në ambientet e shkollës, por kur ata po i prangosnin djalin ai vendosi edhe të filmonte pamjet e mëposhtme për të vënë më në dukje mizorinë që po kalonte i biri.

Më pas ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe pas 20 minutash djali është liruar, por sipas babait të tij ai është traumatizuar nga vendosja e prangave dhe se ndaj fëmijëve të tjerë ai kishte vepruar në vetëmbrojtje pasi po e ngacmonin.

“Shikimi i djalit tim 9 vjeçar autik duke u prangosur ishte shumë shqetësuese, ai është shumë i traumatizuar  nga policët”, tha babai i djalit, Ronnie Shepperd për Daily Mail. “

Share This Article
2 Comments
  • Turp,turp,turp!!!!!

    A iu vjen turp ti vini hekurat nji femije AUTIK te moshes 9 vjevcar.Ky veprim e ban dhe ma autik femijen.Ky gjest asht kulmi i turpi pisllek te ruajtesve,stabilizuesve te rendit.
    Cfare filozofie duhet qe ta kuptonin kabineti i mesuesve te shkolles dhe keto te rendit qe i bien shkurt simbas filozofis se drejtuesve te shkolles.
    Cil asht ai njeri,konkretisht femi qe nuk mbron vetveten kur,te tjeret e zgjuar e ofendojne dhe i turren per ta injoruar edhe fizikisht.Cfare nivel intelektit gezon i gjithe kabineti i kesaj shkolle qe nuk dijne ti bajne bilancin ngjarjes ndermjet nji autiku dhe nji shumice te zgjuarish.Kur ne fakte te zgjuarit duhet te silleshin me shume dashuri dhe miqesi me Autikun.Kjo nji detyre instiktit por dhe e ndergjegjeshme per ti pershpejtuar sa ma me sukses riablitimin e viktimes 9 vjecarit autik.

  • Amerika është një shtet i mbaruar dhe superkomunist!!!
    Pervecse janë dhe njërëz shumë të trashë nga ana e intelektit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *