Në videon e mëposhtme duket Arjan Sala, ndërsa futet në thellësi të magazinës e cila po përpihet nga flakët.
Janë momentet e fundit që 32 vjeçari, tashmë Dëshmor i Atdheut, shihet gjallë.
Ai humbi jetën duke ndihmuar kolegët e tij mbrëmjen e 24 marsit.
Më poshtë, rrëfimi i një tjetër punonjësi të sigurisë, koleg i Arjanit. Ai tregon se Arjani pasi ka nxjerrë njerëzit jashtë, u ka kërkuar edhe kolegëve të dalin sa më shpejt, por vetë vijoi të luftonte me flakët:
“Po konsumonim një cigare, vjen një thirrje në radio se po del tym mbrapa. Ecëm dy tre hapa dhe ndalojmë, i kërkojmë sqarim në radio se ku. Thonë në magazinë poshtë. Kthejmë kokën, e shikojmë duke ecur me vrap Arjanin, përnjëherë nisemi, 4-5 sekonda pas tij. Është futur në magazinë, jemi futur dhe ne, aty ishte një tym i madh, tmerr i madh. Kemi dalë të tre, e mbaj mend që kemi dalë të tre. Pastaj kam shkuar për të marrë një bombul për të shuar zjarrin me një shok tjetër. Arjani ka pasur shumë afër bombulën që ja ka dhënë një punëtor dhe u fut direkt. Për një minutë arritëm ne me bombola të tjera, u futëm, por po e shihja veten shumë keq. Dëgjova Arjanin që na thirri “dilni”. Ai i ka nxjerrë njerëzit, po na bërtiste edhe neve që dilni. Kur kam dalë jashtë pashë që nuk është Arjani, e kam kërkuar në telefon dhe nuk mu përgjigj”.
c.r. / dita
Elementy i pare i rrezikshem eshte tyymi dhe gazrat,! Dhe nderhyrja ne vater nuk behet asnjihere pa maska kundra gazit dhe tymit sepse ato krijojne asfiksimin e menjehereshem te personit dhe kjo eshte fatale! Pastaj vjen flaka!
—
Arjani ka qene viktim e mos njohes! Nuk mund te hynte ne mes te tymit gazrave pa maske pa mjetet e nevojshme!
–
Mungesa e trajnimeve te punonjesve kunder zjarrit nga Punedhenesi dhe sipermarsi vlen per te deshiruar!
—
Nuk jane trajnuar njerzit! Gabim fatal!
—
Duhet te pakten disa udhezime informime te thjshta ne rast zjarri si mund te ruhet objekti dhe jeta e njerzeve qe eshte me e rendesishmja!
—
Ne fillim eshte jeta pastaj, objekti ! Ne fund te fundit prona eshte e siguruar kurse jeta e njeriut jo!
Nje jete kemi dhe duhet te kujdesemi per te duke qene te informuar!
—
keshtu mendoj dhe une> protokolli i sigurise VK!
dhe nuk le per te deshiruar por duhet denuar, dikush duhet te mbaj pergjegjesi ja dhjefsha rracen se vijne bojn kontrolle ne subjekte te vogla dhe ato te medhate i len ne meshire te fatit. Iku kot nje djal i ri, nje prind i ri…gjynof
Kjo eshte RILINDJA e abuzimit me pushtetin.Ajo shtrengon rripin per biznesin e vogel, me nje mije rregulla,ndersa per biznesin e madh,ato shkelen me te dyja kembet dhe marrin ne qafe punonjesit.A duhet te kishte sistem zjarrfikes automatik ? Patjeter qe duhet te kishte.Kush mban pergjegjesi per kete ? ASNJE.RILINDJA ka vetem te drejta.Populli eshte pa vlere.Votojeni perseri se do t’ju rregulloje qejfin.
Po e perseris per te 999-en here, qe dikur beheshin prova renie zjarri dhe katastrofash te tjera, ne menyre qe i gjithe kolektivi i nje ndermarrje, apo nje lagjeje, apo nje fshati. te ishte i pregatitur per situata te tilla Sot keto prova nuk behen me!!! PSE??? Cfare problemi ka? Ka nje problem, qe megallomanet (fshataret) e qytetit dhe katunaret e fshatrave zaptuan shtetin nga i pari tek i fundit dhe bejne palle ariu! Medjat nuk duken me mire! Duhet qe nje here ne vit, ose ne dy vjet, te behen prova te tilla nga cdo lagje, fshat, firme, qe te jene te gjithe kolektivet te pregatitur e te mos kete humbje jete!
Shoke perpara trajnimit duhet qe ndertesa me funksion publik te kete te instaluar sistem antizjarri dhe me dyer anti panik. Nuk pashe aty as qe te kishte hidrante appo mjete te tjera ndihmese. Pra pergjegjesia shkon shume larg duke filluar nga pronari i objektit, ai qe ka dhene lejen e nuk ka bere verifikimet per sistemin anti-zjarr, mungesa e trajnimeve perkatese e me radhe. Nuk ka problem se shoket e partise i vene kapak kesaj katrahure me nje medalje dhe me dy kacidhe pension. JHu kujtohet rasti i Shkurte Paql Vates dhe vdekjes se saj banale ne nje pune te cilen nuk duhej ta bente ne ate moshe. Partia dhe atehere e gjeti zgjidhjen duke e shpallur heroine dhe borite e propagandes bashke me bigotizmin e Palit bene reston. Me vjen keq shoke por ai vend eshte katandisur ne pike te hallit ku jeta e njerezve vlen zero.