VIDEO/ Momentet kur deputetët e VMRO hapin dyert e parlamentit për protestuesit e dhunshëm

Elton Tafaruci

Janë publikuar pamjet e reja të dhunës në Kuvendin e Maqedonisë. Në pamjet e incizuara nga kamerat e Kuvendit dhe të siguruara nga Alsat M shihen deputetët e VMRO-DPMNE teksa hapin dyert dhe ftojnë protestuesit brenda ambienteve të Kuvendit.

Në video vërehet qartë se teksa protestuesit e dhunshëm godasin portat e Kuvendit të cilat ishin të bllokuara nga trarët mbajtës, është deputeti Kërrste Mukoski i cili vrapon dhe bashkë me një deputet tjetër të VMRO-DPMNE-së që dyshohet të jetë Sashe Vasilevski, heqin trarët dhe turma e dhunshme futet në Kuvend.

Vasilevski më pastaj shihet duke u përqafuar me protestuesit, ndërsa në mesin e tij është edhe Johan Tarçullovski. Pamjet hedhin dyshimet se deputetët kanë hapur dyert pasi policia të ketë siguruar portat. Në aksionin e hapjes së dyerve dyshohet të kenë marrë pjesë edhe agjentë të Agjencisë së Inteligjencës, agjentë të DSK-së, shërbyes ushtarak, nëpunës të sigurimit në Kuvend dhe të tjerë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=vUvDmkktG7s

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *