Ky është momenti që të lë pa frymë kur një balenë arrin të lëvizë krahun e saj gjigant në mënyrë përshëndetëse për zhytësin që po e filmonte atë me kamer.
Leif Tweedie po zhytej me partneren e tij, Kirsten Everett, në momentin kur u përball me balenën gjigante.
Në atë që ai e përshkroi si “takimin madhështor”, gjitari 40 tonësh shtriu krahun e tij dhe e valëviti nëpër ujë.
