Video/ Momenti kur burra, gra e fëmijë qëllohen dhe u vihet flaka. Media britanike tregon masakrën e forcave siriane në 2013

Amelda Amelda

Gazeta britanike “The Guardian” ka publikuar disa pamje të rënda nga masakra e lagjes Al-Tadamon në kryeqytetin sirian, Damask ne 2013.

Në nje video e cila erdhi si dëshmi e asaj që forcat e regjimit sirian bënë kundër demonstruesve paqësorë në fillim të revolucionit sirian në 2013, tregon se më 16 prill 2013, një grup burrash të armatosur të lidhur me forcat e regjimit sirian ekzekutuan 41 civilë, duke përfshirë 7 gra dhe një numër fëmijësh, dhe më pas i hodhën në një gropë, para se t’u vinin flakën trupave te tyre.

Forcat siriane u kërkonin një numri civilësh të vraponin, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura pas shpine dhe sytë e tyre ishin të lidhur, përpara se t’i qëllonin.
Video tregon se ushtaret grumbullojnë trupat e viktimave civile mbi njëri-tjetrin, duke hedhur goma makinash dhe dru mbi ta, duke i derdhur benzinë dhe më pas duke i djegur.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *