Vijojnë sulmet e trupave ruse mbi qytetin e Kharkivit, në Ukrainë.
“CNN” raporton se mëngjesin e kësaj të mërkure forcat ruse kanë shënjestruar në një sulm ushtarak Departamentin e Policisë Rajonale të Kharkivit dhe Universitetin Kombëtar të këtij qyteti, duke lënë 4 të vrarë.
Pamjet tregojnë ndërtesat e përfshira nga zjarri dhe personelin e urgjencës, që shkon në vendngjarje.
Sipas një deklarate nga shërbimi i urgjencës shtetërore, tre persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimet.
#Ukraine, Kharkiv. When Russia comes, the peaceful life is destroyed. The building of the Faculty of Sociology of Karazin National University is one fire. pic.twitter.com/GB1jPVUGcJ
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) March 2, 2022
Këtë të mërkurë parashutistë rusë kanë zbarkuar në Kharkiv.
Sipas Agjencisë së Pavarur e Informacionit të Ukrainës bëhet me dije se forcat ruse sulmuar gjatë orëve të para të mëngjesit një nga spitalet ushtarake të qytetit verilindor.
In Kharkiv, a hospital is destroyed in the residential district because of the racket’s strike during #UkraineRussiaWar. – Terekhov reported pic.twitter.com/xv0m25EeeY
— KyivPost (@KyivPost) March 1, 2022
j.l./ dita
