Është publikuar në media videoja e momentit kur Elton Macolli dy netë më parë u aksidentua për vdekje në tunelin e Elbasanit me makinën, me të cilën po udhëtonte me shpejtësi 145 km/h.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në orën 20:19:25, teksa Mucolli ishte duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Elbasanit.
Në videon e publikuar nga Report tv, duket momenti kur 37-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara, po lëvizte brenda tunelit të aksit Elbasan -Tiranë dhe godet nga pas një maune, ndërsa disa minuta më pas shpërtheu në flakë, pasi makina ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi.
Sipas policisë dyshimet kryesore janë se Elton Macolli mund të ketë qenë i përgjumur në momentin e aksidentit, pasi nuk ka arritur që të frenojë.
Edhe ndërhyrja me shpejtësi e zjarrfikëses nuk mundi t’i shpëtonte jetën 37-vjeçarit, pasi goditja ishte shumë e fortë si pasojë e shpejtësisë, 65 km/ h mbi normën e lejuar.
Elton Maçolli ishte vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti. Ai punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë, ndërsa ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit.
o.j/dita

Kush e di sa jete te tjera mund te merrte ky megjithate shpejtesi…..?!
Sipas vidios, kjo duket vetvrasje!
xhimo është e mundur,por mund të jetë dhe kjo që shkruan artikulli”Sipas policisë dyshimet kryesore janë se Elton Macolli mund të ketë qenë i përgjumur në momentin e aksidentit, pasi nuk ka arritur që të frenojë.”
mund ta ketë zënë gjumi!!
pavarsisht se jemi në orën 8 të mbrëmjes!!
në video edhe unë nuk pas asnjë shënjë frenimi!!
pastaj ka vënde boll për vetvrasje nuk ja vlente me prit që të gjente një maune!!
Ceno, ndofta nuk I kane funksionuar frenat. Kane edhe ato nje moment tersi. Nuk e pashe videon, po kur je I pergjumur zakonisht I bie bordures ne tynel. Perpara se te godasesh makinen perpara teje.
Mono nuk të mbetet hatri nëse ta jap unë përgjigjen në vënd të cenos, atij e di se si mbetet.
Frenat mund të mos punojnë, por llamba ska punë me alkoolin e frenave.
Do të kishte rrjedhje e do të dukej nga ekspertiza, mosfunksionimi i frenave.
Sa për gjumin, me atë shpejtësi të duhen disa sekonda, që mund ti bësh dhe duke e mbajtur makinën drejt. Të marrësh kthesë në gjumë, është e vështirë.
E fundit është dhe një variant që quhet “gjumë akut”. Ndodh shumë shpejt dhe pa qën i lodhur ose i përgjumur.
Mono nuk të mbetet hatri nëse ta jap unë përgjigjen në vënd të cenos, atij e di se si mbetet.
Frenat mund të mos punojnë, por llamba ska punë me alkoolin e frenave.
Do të kishte rrjedhje e do të dukej nga ekspertiza, mosfunksionimi i frenave.
Sa për gjumin, me atë shpejtësi të duhen disa sekonda, që mund ti bësh dhe duke e mbajtur makinën drejt. Të marrësh kthesë në gjumë, është e vështirë.
E fundit është dhe një variant që quhet “gjumë akut”. Ndodh shumë shpejt dhe pa qën i lodhur ose i përgjumur.
gani, flm. Nuk e pashe videon se nuk hapet, por kam bere njehere nje aksident me makinen e nje kusheriri, ku ne nje moment budalla nuk punuan frenat, edhe pse me abs. Persa I perket pergjumjes, eshte tipike ne rynele, sidomos kur jane te gjata. Une pershkoj perdite 5 tynele ne vajtje dhe po keto 5 ne kthim, qe jane me kthesa. Per vete kam shpetuar per qime ndonjehere. Por zakonisht aksidentet ndodhin kunder bordures, osé ndonje parakalim ne kthese(Brenda tynelit). Nuk e kuptoj kete aksident, sinqerisht. Ose ka qene ne cellular duke folur.
mono
mundësitë janë të shumta!
psh dhe ajo e celularit!!
normalisht e folura nuk është aq e rrezikshme sa e shkruara!!mund dhe të ketë qënë duke shkruar!
por prapë në shpejtësi të tillë është e vështirë të shkruash!!
gjithashtu edhe nëse ke qënë duke shkruar momenti i fundit bën që të shkelësh frenat!!një fariant është dhe ai i ngatërrimit të pedalit!!
frika e madhe të bën të ngatërrosh frenat me gazin!!
kështu që nuk ke shënjë frenimi!!
ngatërrimi i pedalit ndodh në shumicën e rasteve vetëm kur je në gjumë!!
arsyet mund të jenë të shumta kjo nuk diskutohet,ajo që ka mdodhur nuk çbëhet më!!
kjo a rëndësi!!