Video: Muzeu i Luftës në Kretë shkrumbohet nga zjarri

Dita

Një zjarr i fuqishëm ka rënë dje rreth orës 21:30 të mbrëmjes në Muzeun e Luftës në Chania të Kretës, duke e lënë këtë të fundit të shkatërruar plotësisht.

“Një monument i rrallë i arkitekturës me vlerë të madhe për qytetin humbi”, tha kryetari i Bashkisë së Chanias, Tasos Vamvoukas.

Sipas tij, në ndërtesë nuk kishte materiale të trashëgimisë historike përveç arkivave.

Katër automjete dhe personeli i zjarrfikësve janë vendosur në gatishmëri për të mos lejuar më riaktivizimin e zjarrit. Ndërsa në rrugën Tzanakaki që shtrihet përpara hyrjes së muzeut, policia ka ndalur trafikun.

Për shkaqet e sakta që shkaktuan zjarrin, tashmë është duke u zhvilluar një  hetim.

Muzeu i Luftës në Chania është një muze historik ushtarak. Ai është ndërtuar në vitin 1870 nga arkitekti italian Macau. I vendosur në një ish-kazermë italiane, muzeu përmban objekte historike dhe materiale fotografike që ekspozojnë pjesëmarrjen e maqedonasve në Luftërat Ballkanike (1912-1913), fushatën minore të Azisë (1919-1922) dhe Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *