Deputeti Nard Ndoka teksa ka folur sot në Komisionin e Ligjeve, është “emocionuar” aq shumë saqë ka ngatërruar edhe termat e fjalëve që ka folur.
Duke u ndalur tek çështja e ligjit për sigurinë, konkretisht të armëmbajtjes pa leje, Ndoka që njihet si një personazh për mënyrën e tij të të folurit, ka ngatërruar fjalët duke thënë se “Njerëzit shëtisin nëpër rrugë me leje pa armë, me leje me armë”, në vend që të thoshte “Me armë pa leje”.
Teksa ai është korrigjuar nga kolegët e tij, Ndoka për të kaluar gafën që bëri iu tha atyre se ky ishte një lapsus “Epo mirë se ishte një lapsus, doja të thoja armë pa leje”.
I prekur nga reagimi i tyre, ai iu ka thënë deputetëve që ishin në Komisionin se Ligjeve se nuk duhej të qeshnin, shkruan Report Tv. “Mos i zbardhni dhëmbët se nuk ishte ndonjë gafë e madhe. Termin e di më mirë se ju, por bëra lapsus” ka deklaruar Nard Ndoka.

E po,keshtu u ndodh te gjithe atyre qe e kryejne shkollen e mesme , mbas “mbarimit” te
shkolles se larte .
ha ha si gafat e Xhorxh Bushit!
Nard Ndoka nuk bën gafa. Shakaja i ka ngelur si rezultat i një humori. Mos bëni budallallëqe dhe i fyeni kot njerëzit.
CFARE LAJMI !? EDHE NARD NDOKA NJERI ESHTE
Nje “lapsus linguis” i Nard Ndokes behet kryelajmi i medias shqiptare. O Zot ruajna mendte e kokes.
Nje diskutim krejt rutine per nje ceshtje krejt rutine qe nuk e ka zgjidhe e as ka shenja qe do ta zgjidhe as Amerika e jo me Shqiperia “me pushken e gjate ne krah”, sic eshte armembajtja pa leje, behet kryelajmi i mediave krejt rutine shqiptare.
Turp per median jo per Nard Ndoken!
“Gafa e tij” eshte thjshte nje rreshqitje gjuhe “Lapsus Linguis” qe u ka ndodhur edhe burra shtetesh me fame boterore si Ronald Regani…. Gjate nje dollie ne nje pritje shteteore ne Brazil ai ngriti dolli per ish- Presidentin e Bolivise… e shume gafa te tjera te kesaj natyre.
“Gafa e Nard Nodkes” nuk i prishi pune askujt. Ajo mund ti ndodhe gjithkujt e kujtdo ne cdo moment. Njerez jemi. Asnje qenie njerezore nuk eshte e pagabueshme.
Gabimi me i madh, gafa, komedia ne kete rast eshte “shume zhurme per asgje” e medias shqiptare.