VIDEO/ NATO e fillon në gjuhën shqipe urimin për Vitin e Ri

Ornela

NATO ka bërë një urim për vitin e ri, duke e shprehur atë pjesë–pjesë, në gjuhët e të gjitha shteteve anëtare.

E veçanta e këtij urimi për ne është se ai fillon në gjuhën shqipe.

NATO duket se ka zgjedhur që kjo të bëhet në bazë të rendit alfabetik, dhe duke ditur se Shqipëria (Albania), si anëtare e kësaj aleance, është shtet me shkronjën e parë të alfabetit, atëherë urimi i NATO’s, ka nisur në shqip.

Në këtë urim për Vitin e Ri, të aleancës prej 29 anëtarësh, tregohet për përkushtimin e kësaj aleance ushtarako-politike, për të ruajtur paqen në botë, e veçanërisht në shtetet anëtare të saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *