Kapet dhe ndalohet një ndër personat, i dyshuar kryesor, që ka sulmuar institucionet shtetërore dhe punonjësit e Policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë, sende të forta, etj.
Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës të datës 11 Maj 2019, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit me iniciale M. Q., 40 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Ky shtetas në datë 11.05.2018, në orët e pasdites, gjatë zhvillimit të protestës nga ana subjektit politik Partia Demokratike dhe aleatet e saj, ka kundërshtuar dhe goditur në detyrë punonjësit e Policisë së Rendit, që ishin dislokuar me shërbim para godinës se Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, ka hedhur bomba molotov, flakadanë, fishekzjarrë dhe kapsolla, në drejtim të forcave të rendit dhe Kryeministrisë.
Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov, kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.
Si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në institucionet shtetërore.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundra-ligjshme.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
b.b/dita

Ky kriminel te denohet me burg si mercenar kunder Shqiperise.Kthejini besimin njerezve te shteti.Eshte sherbimi me i madh kundrejt Atdheut.
sot doli nga burgu një peson fare i varfër me ngjyrë i rekrutuar siç deklaroi vetë nga subjekti e sekseri LSI për të hedhur bomba molotov e gurë kundër kryeministrisë dhe policisë shtetit..për kshte i dhënë 500 mijë lek vjetra për ata që bënë burg.
Pra LSI e PD ,po rekrutojnë njerëz të rrugës ,hallegji kundër rendit kushtetues .Kjo duhet të vëzhgohet e ndëshkohet qoftë Luli dhe Monika.Jan bërë turpi botës.
E kam thene dhe e them,kryesore eshte te zbulohet kush i pregatit ,kush i financon dhe kush i shperndan sepse keta shpellaret jane ca mercenar te paguar dhe jane gati te shkatrrojne e te djegin per saliun e muniken.
Emri eshte Marash Qerimi. I publikoni emrin ketij terroristi.
egërsirat e sa po dala nga shpellat të vrasin natën dhe të qajnë ditën për një pjat fasuletë servirur nga sali sërbi vafshi në djall farë e keqe pabuksa e byth lëpirsa burgu ju pret
Mire qe s’jane shume shpellaret tropojane. Fara me e keqe e Shqiperise.Fan S. Noli :
A te duhen lamashane ,qe lepien ne c’do ane ,qe percajne vatane ke sa te duash tropojane !