Nuk ia ka dalë dot Bradley Lowery. Vogëlushi është shuar në shtëpinë e tij ne County Durham.
Lajmi i vdekjes është kofirmuar nga familja. Historia e Bradley-t ka prekur të gjithë Anglinë dhe kishte bërë xhiron e botës.
Vogëlushi 6-vjeçar, tifoz i zjarrtë i Sunderland-it humbi betejën me kancerin.
Imazhi i Bradley-t ishte përzgjedhur si maskotë e Premier League dhe tashmë ish-sulmuesi i Sunderland-it, Jermain Defoe kishte shkuar disa herë ta vizitonte, si në shtëpi ashtu edhe në spital.
Pikërisht sot, gjatë konferencës për shtyp të prezantimit me Bournemouth, Defoe nuk i ka përmbajtur lotët ndërsa u pyet për të voglin Bradley.
Konfimimi i lajmit ka ardhur sot pasdite, përmes një mesazhi të nënës së fëmijës, Gemma në Facebook: “Vogëlushi im u largua sot në 13:35, në krahët e mamit dhe të babit, i rrethuar nga dashuria e njerëzve të tij të shtrenjtë.
Ishte heroi ynë i vogël dhe tani do ta vazhdojë luftën e tij diku tjetër”.
https://youtu.be/XY9WI2ysPWI
