Kjo është videoja e ndeshjes të shumëpërfolur mes Krusaders dhe Skënderbeut në Ligën e Kampioneve, pas të cilës lindën dyshime të mëdha për manipulimin e rezultatit dhe përfitime financiare nëpërmjet basteve sportive.
Dyshimet, që sot sollen skualifikimin e Skenderbeut, janë si për golat e pësuar, ashtu edhe për kartonin e kuq të Arapit.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi me fitoren 4-1 të skuadrës korçare, ndërsa e dyta, u mbyll me suksesin 3-2 të ekipit gjysmë-amator të Irlandës së Veriut që ktheu rezultatin në minutat e fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=eSVon6kZii4
