Fushata e trajnimit dhe sensibilizimit të qytetarëve për dhënien e ndihmës së shpejtës është ndalur në qytetin e Shkodrës. Teksa theksoi rëndësinë e këtij trajnimi, Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se qytetarët që japin ndihmën e parë shpesh kanë mungesë informacioni.
Në gjithë zonat bregdetare të Shqipërisë prej nisjes se sezonit turistik është zhvilluar një fushatë trajnimesh e sensibilizimesh të stafeve të bashkive, por edhe qytetarëve për dhënien e ndihmës së parë në raste kur pushuesit rrezikojnë të mbyten në plazhe. Shkodra ishte ndalesa e radhës, ku pas Velipojës, në mjediset e bashkisë trajnimi u zhvillua me punonjës të policisë bashkiake nga drejtori i urgjencave kombëtare Skender Brata.
Skender Brata: Fenomenit të mbytjeve i duhet kushtuar një vëmendje shumë e madhe sepse njerëzit na vdesin për disa teknika të thjeshta për parandalim dhe sidomos për mënyrën si veprohet.
Ai theksoi rëndësinë që ka kjo nisëm, pasi në pjesën më të madhe të rasteve ata që mbyten janë personat që hyjnëpër të dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu qytetarët kanë mangësi të theksuara informacioni për mënyrën se si duhet operuar përballë një situate të tillë.
Skender Brata: Personi që shkon ti japë ndihmë ngelet viktimë, si rezultat i mos njohjes së disa teknikave të thjeshta: Duhet ruajtur gjakftohtësia. Ajo që bëhet gabim i madh është kur ne tentojmë të marrim personat t’i hipim në makinë dhe ti çojmë drejt spitaleve. Nuk duhet bërë një veprim i tillë. Duhet vepruar në bregdet, sepse 95 % e të mbyturit ringjallen vetëm duke shtypur gjoksin dhe duke hapur rrugët e frymëmarrjes.
Por per fat te keq mbytjet nuk kanë munguar, me bilance të rënda edhe këtë sezon.
