Video/ Ndjekja e rrezikshme e gomones me 7 mln € drogë

redaktor

Policia Italiane ka publikuar videon e ndjekjes së gomones shqiptare me rreth 700 kg marijuanë. Bëhet fjalë për një operacion të përbashkët me policinë shqiptare, ndërsa mjeti lundrues u nis nga grykëderdhja e lumit Vjosë.

Pavarësisht se ishin në ndjekje nga policia italiane dhe ajo shqiptare, tre trafikantët arritën të largoheshin duke lënë gomonen 8 metra të gjatë dhe me dy motorë të fuqishëm në brigjet e Pulias.

Sipas mediave italiane, kjo ngarkesë droge hidhej në treg, kap vlerën e rreth 7 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *