Video: Ndodh edhe kështu, shqiptarë blejnë margarinën për gjalp

Bora Basholli

Një skemë e pastër e mashtrimit ushqimor u zbardh këtë të premte nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi dhe drejtori i AKU, Agron Hetoja.

Skema e mashtrimit ishte e tillë ku operatorët importonin  margarinë, por e paketonin dhe e shesin në treg si gjalp.

“Përmes një videoje të shkurtër ilustrohet e gjithë skema, e cila u zbulua nga vetëm pesë inspektime të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Produkti me yndyrë bimore pasi importohet nga Ukraina, me mangësi në dokumentacionin shoqërues, zhdoganohet si margarinë dhe më pas shpërndahet në operatorë të tjerë të zinxhirit ushqimor.

Importuesi e faturon margarinën si gjalp. Marketet as që nuk e kontrollojnë fare vlefshmërinë e dokumentacionit shoqërues të produktit dhe e shesin duke e keq-etiketuar si gjalp”, thuhet në njoftim.

Ministri Çuçi tha gjatë fjalës së tij se është i vendosur për të mos lejuar asnjë operator që abuzon me ushqimet në treg dhe vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.

‘Nuk do të tolerojmë asnjë abuzues që tenton të mashtrojë konsumatorin shqiptar për qëllime fitimi. Kodi Penal do të miratohet shumë shpejt. Do të ndëshkojmë çdo abuzues që bëhet pjesë e një skeme të tillë si kjo e margarinës me gjalpin.

Të gjithë inspektorët që merren me sigurinë ushqimore, nëse bëhen pjesë e këtyre skemave, jo vetëm që do të ikin nga puna, por do të shkojnë edhe në burg. Operatorët e biznesit i ftoj të bëhen pjesë e kësaj beteje sepse është në interes të tyre.

Ftoj qytetarët të denoncojnë pa frikë çdo rast që ata konstatojnë se është cënuar siguria ushqimore’, tha Ministri.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ky janë emrar o ministër m.fucker…..
    ku janë emrat e kompanive të naftës ushqimeve o rob shkërdhyer…

    • Ketu thone se shitet margarina per gjalp,por nuk tregojne emrat e tyre dghe cfare eshte bere me keta kriminele!
      Reklame e sponsorizuar se miku u ka mbushur xhepat!

  • “…. Ftoj qytetaret te denoncojne pa frike…”, thote ministri!
    Po ti qe e konstatove kete gje ku denoncove?
    O shk….. qe ju durojne akoma, kur do zhdukeni?

  • si ka mundesi qe ta zbuloj ministri ..kaq te trashe qenkan njerezit qe nuk e dallojne margarinen nga gjalpi

  • NUK BEHET SHTET NE VENDIN E HAJDUTEVE DHE PIKEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!TE GJITHE VJEDHIN NJERI TJTRIN DHE KJO ESHTE LEGJITIME NE KETE VEND.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *