Një ngjarje e rëndë ndodhi në një cirk në Rusi, ku në sy të fëmijëve, një piton u mbështoll rreth qafës së trajnerit që po performonte me të, duke e mbytur.
Stafi i cirkut nuk kuptoi asgjë kur artisti me gjarprin në qafë u plandos përtokë e nisi të përpëlitej.
Më vonë ata e kuptuan se kolegu i tyre po jepte shpirt. Ndërhyrja qe e menjëhershme duke ia hequr gjarprin nga qafa e trupi, por duket se gjithçka kishte marrë fund tragjikisht.
Daily Mail thotë se disa media shkruajnë se ai ka vdekur. Ndërsa policia lokale mohon se njeriu është i vdekur, por nuk dëshiron të thotë sesi është gjendja e tij.
b.b/dita

Fallco