VIDEO/ Neymar e ‘ekzagjeron’ kundër Bordeaux, gol brilant nga goditja e dënimit

Gazeta Dita

222 mln euro për shërbimet e Neymar mund të jenë të ekzagjeruara, madje jo vetëm për të, por për çdo futbollist në botë. Gjithsesi ajo që mund të bëjë braziliani në fushën e lojës është me të vërtetë mbresëlënëse.

Në sfidën që Paris SG po luan në kampionat në këto momente kundër Bordeaux 25-vjeçari ka shënuar një gol brilant me goditje dënimi. Në minutën e 5-të Paris fiton një faull jashtë zonës dhe ai që merr përsipër t’a godasë është Neymar.

Ish-futbollisti Barcelonës jo vetëm që ekzekuton në mënyrë perfekte, por edhe këndi ku përfundon topi është jo më pak i rëndësishëm. Për portierin nuk mund të thuhet më shumë sesa nuk i mbeti gjë tjetër veçse të ‘festonte’ me Neymar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *