VIDEO/ Neymar i papërmbajtshëm për 26-vjetorin, e befason Barcelona

Dita

Orët e para të mëngjesit të sotëm janë pritur me padurim nga Neymar i cili ka organizuar një festë në Paris për 26-vjetorin ku të ftuar kanë qenë familja e tij, e fejuara Bruna Marquezine dhe shokët e skuadrës të PSG-së, duke përfshirë edhe Cavani-n.

Muzikë, karioke dhe kërcime të shfrenuar në prani të legjendave të së kaluarës si Ronaldo dhe shoku i tij te kombëtarja e Brazilit, Gabriel Jesus.

Deri këtu asgjë për t’u habitur pasi futbollistët dhe sidomos brazilianët i kanë të theksuara të tillë festa.

Ajo që ka bërë përshtypje është urimi i Barcelonës në rubrikën “golat e mëngjesit” që publikohet në Twitter.

Klubi katalanas i ka bërë urimet yllit të PSG-së me një video ku shfaqen disa prej momenteve më të mirë të lojtarit në ndeshjen e luajtur mes Barçës dhe Elche-s, kur “O’Ney” ishte akoma një lojtar “blaugrana”.

Një mesazh pajtimi, që ka shumë mundësi të vlerësohet nga futbollisti i cili ka kërkuar një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh nga ish-skuadra e tij. / e.k.dita

Eitaaaa #NJR26 #Bdaynjr ????

A post shared by Nj ?? neymarjr ⚽️ (@neymarrbr_) on

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *