Një sulm ajror në Alepo të Sirisë ka goditur edhe spitalin e pediatrisë, duke shkaktuar vdekjen e 27 njerëzve, mes tyre fëmijë dhe mjekë.
Një video ka regjistruar edhe momentin e sulmit, ku duken qartë pasojat katastrofike që ka shkaktuar sulmi me predha.
Sulmi dyshohet se është kryer nga forcat e regjimit, në një qark që kontrollohet nga rebelët.
