Një grua është ngjitur në zonën e ndaluar të Statujës së Lirisë në shenjë proteste për ndarjen e familjeve emigrante meksikane.
Gruaja në fjalë është identifikuar si Therese Patricia Okoumou.
Sipas një burimi të CNN nga Policia e New Yorkut, ajo ka deklaruar se nuk do të zbriste nga statuja deri kur të gjithë fëmijët e emigrantëve të ishin liruar dhe bashkuar me familjarët e tyre.
Ajo ka qëndruar në Statujën e Lirisë për rreth 3 orë. Fillimisht ka kaluar në bazën e statujës, më pas u ul në pjesën e fundit të fustanit, për të kaluar pak çaste më vonë poshtë sandales së statujës.
Pas përpjekjeve të vazhdueshme të skuadrës prej 16 oficerësh, që ta bindnin Patrician të zbriste, ajo ra dakord që të tërhiqej prej tyre me litarë.
Episodi është shënuar më 4 korrik, në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
s.a/dita
