VIDEO / Një teke raki përpara nisjes së seancës

redaktor

Në xhirimet e Klan Kosova shihet lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tek ia mbushë bashkëpartiakut të tij Pal Lekajt një gotë raki.

Ndonëse pija alkoolike është kamufluar në një shishe të zbrazët uji, ajo duket qartë të jetë alkool.

Gjatë një interviste Haradinaj deklaroi se “po pinte vetëm çaj”.

Ai nuk i harroi as kolegët e opozitës. Ia kaloi një gotë Glauk Konjufcës, të cilit me sa duket kjo pije e ofruar nga lideri i AAK-së iu duk pak e rëndë.

Këtë e tregon edhe shprehja në fytyrën e tij.

Pas dore s’i la as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje: Albin Kurtin, Rexhep Selimin e Shqipe Pantinën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *