VIDEO/ Nuk i duhet as një raund i plotë, Florian Marku e shkatërron Mweemba

Ornela

Muma Mweemba rezultoi të ishte kundërshtar shumë i dobët për të përballuar furinë Florian Marku. Në ndeshjen e zhvilluar në Londër kampioni shqiptar ka gjunjëzuar që në raundin e parë kundërshtarin dhe ka fituar ndeshjen pa i dhënë mundësinë kundërshtarit të reagojë.

Vetëm në raundin e parë Marku e rrëzoi rivalin tre herë, teksa hera e parë në brinjë rezultoi të ishte fatale sepse pas saj Mweemba nuk arriti të reagojë në mënyrën e duhur ndaj goditjeve të njëpasnjëshme të Markut.

Kështu ndodhi derisa boksieri shqiptar gjeti hapësirën e duhur dhe lëshoi seri goditjesh të forta në fytyrën e kundërshtarit, aq sa gjyqtari të ndalonte ndeshjen dhe Mweemba të kishte nevojë për maskën e oksigjenit. Kjo ishte ndeshja e shtatë e Markut në disiplinën e boksit, teksa regjistron po aq fitore.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *