Kryetari i një bashkie në Meksikë nuk e mbajti premtimin e tij elektoral se do të rregullonte rrugën e qytetit, kështu që qytetarët e zemëruar e tërhoqën zvarrë nëpër rrugë.
Banorët e një qyteti meksikan, të lodhur duke pritur që kryetari i bashkisë, Jorge Luis Escandón Hernández të mbante premtimin dhe të rregullonte një rrugë lokale, e tërhoqën zvarrë atë pas një kamionçine nëpër rrugë, të martën në mëngjes.
Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në Las Margaritas, për rolin e tyre në sulmin ndaj kryebashkiakut në një bashki në Chiapas, i cili është shteti më i varfër në Meksikë.
Kjo është hera e dytë që fermerët kanë sulmuar një kryetar bashkie, i cili tha se do t’i padisë personat në fjalë për rrëmbim dhe përpjekje për vrasje, ndërsa zyra e tij raprtohet të jetë shkatërruar katër muaj më parë.
Disa punonjës të bashkisë u përpoqën të ndalonin rrëmbimin e kryetarit, por pa sukses, pasi turma e zemëruar ishte ‘armatosur’ me shkopinj dhe sende të tjera të forta.
Një organ mediatik lokal ka postuar një video në të cilën shfaq pamjet e një kamera sigurie. Në pamje dallohet një kamionçinë me ngjyrë të errët që po zvarrit kryebashkiakun me duar të lidhura.
Kamionçina u ndalua vetëm pas ndërhyrjes të një sërë oficerësh policie, ndërsa disa persona mbeten të lënduar gjatë përleshjes për të shpëtuar kryebashkiakun.
Kryebashkiaku raportohet të mos jetë lënduar.
Ndërsa prokuroria deklaroi se forca të gardës, shërbimet e sigurisë dhe mbrojtja qytetare u thirrën për të mbështetur patrullimin e rrugëve të zonës.
Sulmet ndaj politikanëve nuk janë të jashtëzakonshme në Meksikë. Politikanët lokalë janë shënjestruar shpesh nga organizatat kriminale, sidomos kur ata nuk plotësojnë kërkesat e bandave. Sidoqoftë, nuk ka ndodhur shpesh që zyrtarët lokalë të sulmohen për shkak të premtimeve të pambajtura gjatë fushatave.
Në precedent është ai i prillit të vitit 2018, kur 200 banorë të Las Margaritas rrëmbyen 24 punonjës të bashkisë dhe i mbajtën ata peng teksa kërkonin ndërtimin e një rrugë nga kryetari i atëhershëm, i cili nuk u shfaq në një takim të kërkuar nga qytetarët, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
UNA SU ARRASTRADA. Alcalde de #LasMargaritas, Jorge Luis Escandón Hernández, es sujetado a una camioneta que lo arrastra en pleno parque central, luego de haber sido secuestrado de la propia alcaldía #Chiapas #VideoViral pic.twitter.com/ptdP7g2w92
— Tinta Fresca Chiapas (@tinta_fresca) October 8, 2019
e.ll./dita

Keshtu duhej terhequr zvarr Sali Berisha. Enver Hoxha do e varte me koke poshte kete pushtin e ndyre Sali.
pse këtë të sotmin si duhet me e tërheq??
mos vallë mes dy makinave me drejtim të kundërt??
të gjithë janë për tu tërhequr!!
duhet një kollonë makinash!!
saliu,metën dhe këtë pallosh!
nanon mjafton me e shtrydh e me e bo karburant për makinën!ka boll alkohol në gjak!!
Njerezit e viktimave te Gerdecit dhe te 21 Janarit duhet ta kishin terhequr zvarr keshtu Sali Berishen.
Mos u lodh gjer te Berisha o pseudo intelekthal, e kemi kryetar Bashkie gardistin e 21 Janarit. E vuri Ramuti. Rasti eshte teper analog.
Pastaj nga fotot e sotme te gazetes duket qe eshte Berisha ai qe merr zvarre Ramutin. Ky i ha bajgat se e ka Berisha ne mes te shaleve, prandaj tja rruani t.pet Berishes deri sa te vdese.