Vetëm dy ditë na ndajnë nga derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit por të dy klubet kanë nisur që tani që të nxehin atsmosferën.
Në fillim ishte klubi i Partizanit ai që “thumbonte” Tiranën me një video ku kishte pjesë nga filmi shqiptarë “Shoku ynë Tili”.
Por nuk ka vonuar shumë edhe kundërpërgjigja e Tiranës, ku edhe ata kanë shpërndarë një video mesazh ku shihen momnetete me të bukura të klubit me nënshkrimin: “Me ty u linda, me ty u rrita, vetëm Tiron n’stadium bërtita”.
Kujtojmë që sfida Tirana – Partizani luhet të premten në orën 19:45 dhe sikurse është paralajmëruar, stadiumi “Selman Stërmasi” pritet të jetë plot e përplot.
M.H/ Dita
