VIDEO: Pamjet dramatike pas ekzekutimit të 41-vjeçarit në Elbasan, e shoqja e plagosur e përqafon

J L

Everest Çaka mbeti i vdekur në vend, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e tij e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar në dëshminë e saj se makina e tyre është goditur nga prapa dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident.

Në ato momente, sipas dëshmisë së bashkëshortes është afruar në person i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të Everestit.

Në video shihet teka bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e mban në krahë dhe është e traumatizuar nga ngjarja, ndërkohë që nuk lejon mjekët që të ndërhyjnë.

Më pas në vendin e krimit afrohen edhe disa persona të tjerë për ta transportuar 41-vjeçarin me ambulancë drejt spitalit të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.

Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Çaka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Disa vite më parë në Spanjë, atij iu ekzekutua vëllai, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar iu vra kushëriri i parë, Arjan Spahiu në Bruksel.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky stan, ate bulmet ka.
    Kjo familje ka jetuar me vrasje e marrje gjaku ne 15 vjete e fundit.
    Kur kerkon te pasurohesh me pune te pista, keto skena jane te pranishme…
    Gruaja mbase e kupton qe humbi jeten lluksoze, tani mund te shkoje te punoje tek tynelet e Gjergj Luces….,

    • Pilo, po shtetin per cfare e kemi? Nuk po ben gje per te ndaluar kete lufte pa fund midis shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *