Video/ Pamjet e dhunës ndaj gazetarit të “Stop”

Gazeta Dita

Mbrëmjen e sotme në Emisionin “Stop” në Televizionin Klan janë transmetuar pamjet e rënda të dhunës që administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, “Euroteam” Mirela Topulli ka ushtruar ndaj gazetarit Genci Angjellari.

Pas investigimit të rrugës që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjes së tyre në brigjet e lumit Erzen, Inspektoriati i Mjedisit, grupi i policisë dhe OPGJ shkuan në vendngjarje për hetimin e skandalit.

Por edhe pas njoftimit të autoriteteve, mbetjet e rrezikshme “u zhdukën” gradualisht nga vendi, ku u hodhën javën e kaluar.

Gazetari i “Stop” kërkoi shpjegim për krimin mjedisor edhe nga aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli. Por kjo e fundit, e gjendur përballë provave të pakundërshtueshme të skandalit, ushtroi dhunë mbi gazetarin Genci Angjellari.

Gazetari: Përshëndetje ju jeni pronarja e kësaj fabrikës?

Mirela Topulli: Nuk kam komente.

Gazetari: Pse, po këto mbetjet që janë djegur, ku i hidhni?

Mirela Topulli: Ju, kush jeni ju?

Gazetari: Jam nga Televizioni Klan, nga emisioni “Stop”.

Mirela Topulli: Gëzohem. Qofsh me shëndet!

Gazetari: A mund të na japësh informacion se ku i hidhni këto mbetje?

Mirela Topulli: Ka mundësi të largohesh pak nga makina?

Gazetari: Për çfarë arsyeje? Mund të na thuash se ku i hidhni këto mbetje zonjë?

Mirela Topulli: Zotëri mund të largohesh pak nga makina?

Gazetari: Po nuk mund të largohem se kjo është një ndotje shume e madhe mjedisore që ndodh.

Mirela Topulli: Çfarë di për ndotjen mjedisore?

Gazetari: Unë çfarë di?

Mirela Topulli: Hë?

Gazetari: Do shkojmë bashkë tani të tregoj unë se ku i keni hedh mbetjet?

Gazetari: Do na ndjekësh nga mbrapa?

Mirela Topulli: Do vij unë…

Gazetari: Hajde… Ktheje makinën…

Share This Article
7 Comments
  • Mirela Topulli eshte kthyer ne mashkull, vazhdon trajtimin me hormone mashkullre…. i paskan bere efekt, eksperimenti u be me gazetarin trap te TV Klan, qe nuk e leshon mikrofonin e ti fuste nje dru kundershtarit.

  • Z.Kryeminister ,kete duhet ta maresh per bodigarde ,qenka me keq se dy meshkuj bashke ,,,i shkreti ai qe e ka ne shtepi

  • Kete lloj gazetari investigativ,kerkon prej vitesh Shqiperia,i cili e sheh veten ne vijen e pare,te frontit qe perballet me qeniet e egra dhe te ndyra,qe sundojne dhe pasurohen,ne menyrat me cnjerezore,per vitesh te tera ne kete vend.
    Ne te kundert,kemi mizeri gazetaresh si minj grues honoraresh neper studio,apo analiste,kafenesh,qe verititin mullirin e fjaleve te njejta pambarim.

  • ju lutem botojeni,sepse shkrojta nje koment te tema dhe smu botu,ky koment te tema bjen,dhe them se nuk kam dijeni kush eshte fajtori,kurse ne rastin ne vidio,dhuna eshte per tu denuar.kerkoj nga organet e drejtesise,gjykatat te merren me qeshtjen,dhe i kerkoj falje gazetarit.se nuk mirret vesh kush eshte dita e kush eshte tema,sepse te njejtat lajme te dita e te njejtat lajme te tema,pra klonimi i medias vazhdon.

  • Ketij gazetari i heq kapelen, na mbytën injoranto analistët më politikë nëpër studio televizive që nuk i sjellin asnjë dobi shoqërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *