VIDEO+FOTO: Pamjet e frikshme në “by-passin” e Vlorës, zjarri arrin te korsia e makinës. Situatë e rëndë në Karaburun dhe mbi fshatrat Tragjas e Radhimë

entela

Pamje të frikshme këto që shihni në videon e publikuar nga DITA.

Në “by-passin” e Vlorës shoferët ruhen nga flakët anës kodrës që sa vijnë dhe po afrohen më shumë në korsitë e mjeteve.

E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa në zonë nuk duket asnjë zjarrfikëse, as helikopterë që fikin zjarrin me ujë apo rërë.

Më herët zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici dhe më tej ministri Niko Peleshi thanë për mediat se gjithçka ishte në kontroll dhe po bëhej punë, por mesa duket kjo zonë e fshatit Dukat iu ka shpëtuar nga sytë.

Situata është e rëndë mbrëmjen e së shtunës edhe në Karaburun e sidomos në fshatrat Radhimë dhe Tragjas. Fotot e mëposhtme janë dërguar në redaksi sot në darkë nga bashkëpunëtori i DITA, Sami Xhema që ndodhet në zonë:

Pamje VIDEO nga situata këtë mesnatë mund të shihni duke klikuar KËTU

e.r/dita

Share This Article
13 Comments
  • Jam i zënë këto ditë me Projektin Sërb dhe mikun tim Vuçiçin,

    Përndryshe do vija vetë në Vlorë që tu bëja flakeve çiçin.

  • Po harxhojme leket.ne keto hotele dhe .per.te fjetur nuk.po.fleme ketu .Na mbyti Tymi .po paguajme nga dy here nuk rihet me .Vitin tjeter nuk.vihet me ketu per te bere plazh . Zjari eshte I pervitshem ketu,per.kullootat.Mizerabel.

  • Ore a kane turp keta qeveritare?
    Si nuk ka dale nje minister, nje qeveritar te marri situaten ne dore..? Keta jane te gjithe per burg.
    O kryeminister, dil e mobilizo tere qeverine, te gjithe keta qe po te lepihen, nxirri te gjithe ne terren deri ne shuarjen e plote te zjarreve

  • Përveç ShqUpërisë si pjestare me të drejta mini-shengore (minimale) të haleancës së ballkarit të hapur, zjarret kanë përfshirë dhe disa nga vendet e ballkarit të mbyllur si Gërqia apo Turqia.

    Dje kanali kundërmues ERËTYM TV transmetoi pamje live nga dëmet e pa llogaritshme që po shkaktojnë zjarret në disa prej këtyre vendeve, përfshi dhe Italinë e jugut

    Në Siçili pshm. policia ka dhënë alarmin dhe është vënë në lëvizje pasi mendohet se zjarrvëniet duhet të jenë të qëllimshme, ndërkohë që krahas saj “mbrojtja nga zjarri” (zjarrfikse është term i gabuar) ka ndërmarrë të gjitha masat e nebojshme për ta reduktuar në maksimum përhapjen e zjarreve.

    Në Turqi pshm., miku për kokë i
    qehajait të surrelit i hypi avionit dhe zbriti në zonat ku zjarret po bëjnë masakër natyrore për ta përjetuar vetë nga afër gjendjen alarmante.

    Në Gërqinë fqinje pshm. helikopterët janë gjithë kohën në fluturim për shuarjen e zjarreve nga ajri, ndërkohë që krahas
    mbrojtjes është mobilizuar dhe ushtria.

    Ndryshimi esencial midis dy ballkarave është se në atë të hapurin (lexo: atë cullak apo atë të zbërthyerin) nuk duket gjëkundi as helikopterë, as ushtri, as ndihmë vullnetare, as shtet dhe as zjarrfikës në kuptimin e plotë të fjalës dhe jo nga ata që s’kanë as mjetet e duhura bashkëkohore dhe as motivacion për shuarrje zjarresh.

    A nuk e meriton kjo situatë të thuhet
    Bota digjet, kurva krihet?

    • Kemi dallandyshen edviniane qe e kontrollon situaten vete nga lart, s’ka nevoje per helikoptere…
      vete babai i kombit eshte i angazhuar per te disajten here duke vene ne dispozicion edhe Charter privat nga leket e mavrive taksapagues per te riatedhesuar sorrat e bashke me to edhe dobicet e tyre nga Siria…
      fikjen e zjarrit ja ka lene bashkise dhe komunales, me duar, me kembe, me se te mundin….se keshtu tregohemi “patriote” te vertete!!

      • Po mër shoku kapterr po, por ai kryetari i bashkisë që më përmend zotrote osht duke u shallu me SUSHI në restorantet më luksoze të Tokios.

        Për G-99çat e lëvrimjes MJAFT zjarret dhe katastrofat natyrore (kujto pak dy tërmetet e fundit të cilat dy kllounat e tironës i shfrytëzuan më tepër për show medhiatik) s’kanë kurrfarë rëndësie para lojnave olimpike. Lojnat janë lojna or taj. Aktivitet më të preferuar për kllounat e glasës parapolitike nuk ka.

  • Tani nuk mbetet gje tjeter vec te shkoje Peleshi me leshet e tjere dhe ti beje shuren zjarreve , sepse sic tha Zv ministrja , te gjithe helikopteret jane ne REMONT dhe kjo eshte kriminale se si mundet nje shtet te mos kete asnje helikopter te disponueshem ne gjendje pune , ja ky eshte shteti yne me breke neper kembe dhe vazhdojne na cajne veshet se gjendjen e kane ne kontroll , sic duket na marrin per idiote dhe mire na i bejne kur ne rrime dhe i veshtrojme dhe maksimumi bejme ndonje koment ketu apo aty neper forumet e gazetave PRISNI SE NUK KENI PARE GJE AKOMA

  • Ne antishqiptaret gezohemi nga fakti, qe vete shqiptaret djegin vendin e tyre per interesa personale! Radhimiqjotet (radhimasit), dikur te fjetur, por sot te zgjuar dhe te flaket nen mesimet e dukatasve, i jane vene shkaterrimit te te gjithe bregdetit pas tynelit ne Uje te Ftohte e deri prane Orikumit, pasi kane lejen e heshtur te gjatoshit, i cili u ka borxh voten e tyre. Ne vitin 2013 palloshi u zotua te mos linte asnje ndertim buze detit ne ate zone! Mirpo cdo vit ndertimet me beton buze detit po vazhdojne ne ate zone! Ne antishqiptaret shpresojme qe edhe buza e detit Jon te katandiset ne gjendjen e bregut te detit Adriatik! Ne antishqiptaret i falenderojme radhimasit, dukaqjotet, tragjatasit dhe gjithe prishesit e bregut te Shqiperise per punen e tyre kanibaleske ndaj natyres, tokes dhe detit shqiptar! Ne antishqiptaret falenderojme edhe shtetin lokal, qeverine dhe trahalloshin merhum per kete sakatim qe po i bejne vendit te tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *