VIDEO: Pamjet e luftës, ja si tanku ukrainas sulmon të gjithë kolonën ruse

J L

Pamje të pabesueshme janë publikuar së fundmi në mediat e huaja, të cilat tregojnë momentin kur një tank i vetëm ukrainas shkatërron disa automjete të blinduara ruse, më pak se 50 milje larg Kievit.

Imazhet, të mbledhura nga një dron dhe të publikuara nga një njësi vullnetare ukrainase në Telegram, tregojnë atë që duket të jetë një tank i vetëm ukrainas T-64 i pozicionuar mirë, duke i zënë pritë një kolone automjetesh të blinduara ruse BTR-82A, në një rrugë në Nova Basan, në perëndim të kryeqytetit.

Falë pozicionit ku ishte fshehur, pas një shtëpie, operatori i tankut ishte në gjendje që të qëllonte disa fishekë në drejtim të kolonës së pushtuesve, duke hapur hendekun midis strukturave të tjera.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *