Regjisori turk Ali Avci u arrestua pas publikimit të një filmi biografik për fëmijërinë e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë film të titulluar “Lideri”, regjisori tregon se si do të rridhnin ngjarjet në Turqi nëse grushti i shtetit i ndodhur një vit më parë do të kishte dalë me sukses.
Sipas “Dogan”, Avci është akuzuar si gylenist.
Turqia ka fajësuar Fethullah Gylen, një klerik mysliman me banim në SHBA për organizimin e përpjekjes për grushtin e shtetit vitin e kaluar, por këto akuza janë mohuar nga kleriku.
Traileri i filmit të fundit të Avcisë “Uyanis” (Zgjimi), u shfaq në kinema këtë javë.
Në këtë film përshkruhet një skenar për grusht shteti i cili rezulton i suksesshëm në Turqi, duke u kthyer mbrapsht në kohë dhe duke u përpjekur të japë një rezultat ndryshe nga ai i vitit të kaluar.
Traileri është i dhunshëm, ku përfshihen skena në të cilat puçistët mbajnë një armë në kokën e Erdoganit ndërsa ai po lutet pasi anëtarët e familjes dhe këshilltari i tij i lartë janë vrarë brutalisht.
Qeveria turke ka përkujtuar këtë javë përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit vitin e kaluar nga një fraksion në ushtri, që u zhvillua natën e 15 korrikut.
Media në Turqi ka kritikuar negativisht trailerin e filmit mbi jetën e presidentit turk, Erdogan.
https://youtu.be/Fc6S1OS5iwo
