VIDEO: Pas apelit të presidentit Sassoli, deputetët e Parlamentit Europian mbajnë një minutë heshtje për 46 viktimat e aksidentit në Bullgari

J L

Parlamenti Europian ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të tragjedisë së një ditë më parë me 46 të vdekur në Bullgari.

Deputetët e PE-së nderuan viktimat e kësaj tragjedie, ku pjesa dërrmuese ishin shqiptarë, duke u ngritur në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje pas thirrjes së bërë nga Presidenti David Sassoli.

“Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofje, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë.

Ne emër të Parlamentit Europian dhe timen personale, dëshiroj të dërgoj të gjithê solidaritetin tonë familjeve dhe miqve të qytetarëve tê Maqedonisë së Veriut. Ju bëj thirrje për një minutë heshtje“, tha ai.

46 shqiptarë humbën jetën në orët e para të ditës së djeshme në Strumë të Bullgarisë pasi po ktheheshin nga një ekskursion në Stamboll të Turqisë.

Gjithçka ndodhi pasi autobusi u përfshi me shpejtësi nga flakët.

Të mbijetuarit thanë se para se të shihnin flakët, dëgjuan një shpërthim në pjesën e përparme të autobusit. Pas shpërthimit, autobusi humbi kontrollin duke u përplasur me barrierat ndarëse të autostradës.

Brenda tij ndodheshin edhe 12 fëmijë, të cilët po ashtu ndërruan jetë në mënyrë tragjike.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *