VIDEO / Pas Australisë Alonso po jeton një jetë të dytë

redaktor

Fernando Alonso është me fat që është i gjallë pas një aksidenti të tmerrshëm që makina e tij pësoi në çmimin e madh të Australisë.

Shoferi i McLaren u rrotullua dy herë përpara se të përplasej me barrierën e pistës, pasi goditi pjesën e pasme të Esteban Gutierrez.

Spanjolli do ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore pas aksidentit të frikshëm.

Duke folur për BBC Alonso ishte i tronditur dhe i habitur me fatin e tij që nuk pati dëmtime.

“Ndjehem mirë, por ne jemi me fat që jemi të dy në rregull. Për sigurinë e këtyre makinave është arsyeja që unë jam gjallë, dhe muret e sigurisë gjithashtu. Unë mendoj se kjo ishte një pjesë e garës dhe se ne harrojmë ndonjëherë që jemi duke shkuar 300 km në orë”, u shpreh spanjolli.

https://www.youtube.com/watch?v=pgvdzpytZ-s

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *