VIDEO / PDK bën krahasime mes Shpend Ahmetit dhe Erion Veliajt

Dita

Në 22 Tetor qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, por mesa duket debati në Kosovë për kryetarët e bashkive nuk do jetë shumë mes kandidatëve kosovarë, se sa krahasimi i tyre me Kryebashkiakun e Tiranës.

Ndryshimet në kryeqytetin shqiptar duket se kanë impresionuar shumë prej vizitorëve nga Kosova, saqë partitë politike atje kanë vendosur t’i krahasojnë platformat e tyre me Tiranën dhe jo me njëri-tjetrin në Kosovë.

PDK është e para që e ka nisur këtë debat, duke publikuar një video ku krahason ndryshimet në Tiranë në vetëm 2 vjet me gjendjen e Prishtinës në 4 vitet e fundit, duke krahasuar Erion Veliaj me Shpend Ahmetin.

Teksa fushata pritet të nxehet, duket se personi më i lakuar në Kosovë për menaxhim të mirë vendor e transformim të qytetit nuk do jetë një kosovar, por Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj ka jetuar në Kosovë në vitet 1999-2000 dhe gëzon një popullaritet të lartë aty, por burime pranë Bashkisë së Tiranës shprehen për Javanews se Veliaj nuk do të përfshihet me komente rreth zgjedhjeve në Kosovë e do qëndrojë i fokusuar tek kantieret e Tiranës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *