Video/ Pedofili tenton të vrasë prokurorin

Elton Tafaruci

Një Prokuror në Michigan ka shpëtuar për mrekulli në sallën e Gjyqit, kjo pasi një pedofil tentoi ta vriste.

Joshua Harding, 35-vjeçar, është duke u gjykuar për abuzimin e një vajze 10-vjeçare në një varrezë. Gjatë kohës që po merrej vendimi për të, Joshua ka tentuar që me një copë metali të vrasë prokurorin. Në video, ai shihet duke qëndruar në sallën e gjyqit bashkë me avokatët dhe zyrtarët e tjerë duke pritur vendimin e jurisë.

Menjëherë ai hedh një shikim përreth dhe nxjerr nga mëngët një copë metali dhe vrapon drejt prokurorit ndihmës Jonathan Roth duke tentuar ta godasë në kokë.

Fatmirësisht, prokurori ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa pedofili tani akuzohet edhe për terrorizëm dhe tentativë vrasje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *