VIDEO/ Pengu i rrëmben armën terroristit të ISIS dhe hap zjarr

Dita

Në internet po qarkullon një video që tregon momentin kur një peng arrin t’u shpëtojë kthetrave të ISIS. Në pamjet filmime duken tre burra me duar të lidhura pas shpine, të cilët urdhërohen që të bien në gjunjë nga një terrorist i ISIS, që kishte në duar një mitraloz.

Por, sekonda para se të ekzekutohen, njëri nga pengjet godet me kokë terroristin dhe pasi i rrëmben armën hap zjarr ndaj të gjithë ekstremistëve që ndodheshin atje.
Në këtë moment, kamera që po regjistronte ra në tokë dhe nuk dihet nëse i burgosuri apo ndonjë nga pengjet e tjerë arritën të shpëtonin.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, kjo video është bërë në Afganistan. Në video dëgjohen edhe zërat e terroristëve të cilët komunikojnë në Pashtun, një gjuhë që përdoret në Afganistan.
Megjithatë nuk përjashtohen dyshimet që videoja mund të jetë vetëm një montazh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *