Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë javës që lamë pas janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2.764 raste, nga këto:
312 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
287 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. 1
37 për parakalim të gabuar.
65 për shpejtësi tej normave të lejuara.
150 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.
Janë pezulluar 110 Leje Drejtimi. Nga këto:
19 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
65 për shpejtësi tej normave të lejuara.
26 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Po gjatë javës së kaluar janë arrestuar 29 drejtues mjetesh nga këta:
11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
18 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi Policia Rrugore e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore, për minimizimin e shkeljeve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës.
