Video/ Përballja fatale, ndahet nga jeta boksieri

redaktor

Boksieri skocez, Mike Towell, vdiq në spital, pas plagëve të rënda të marra gjatë një përballjeje në ring të enjten.

25-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, pasi në raundin e pestë të sfidës me uellsianin Dale Evans, u ndje keq për shkak të goditjeve të rënda.

Partnerja e tij njoftoi lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo tha se Mike kishte hemorragji dhe ënjtje në tru, që i shkaktuan vdekjen.

Që në raundin e parë të takimit të zhvilluar në Glasgow, Towell, ra KnockDown, por u ringrit dhe vendosi të vijojë sfidën.

Pas rrëzimit e dytë, gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen, pasi gjendja e boksierit skocez ishte kritike. Ai mori trajtim me oksigjen edhe në ring dhe u dërgua në urgjencë.

Në dy dekadat e fundit, Mike Towell është boksieri i tretë britanik që humbet jetën për shkak të goditjeve të marra në ring.

https://www.youtube.com/watch?v=uDgmdUK57Fg

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *