VIDEO / Përmbytjet, Rama: Të nisë identifikimi i dëmeve

Dita

Në mbledhjen e radhës të Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, Kryeministri Edi Rama tha se megjithëse reshjet e shiu ishin me një intensitet më të madh se dy vite më parë, dëmet e shkaktuara janë më të reduktura.

“Reshjet kanë qenë të dendura dhe më të mëdha se ato të dy viteve më parë, por dëmet projektohen më të reduktura se kriza e dy viteve më parë dhe kjo falë investimeve të bëra në kanalizime dhe ujësjellësa. Në bashki, përmbytjet nuk kanë sjellë situatën e 2015. Risi ka qenë vijimi i operacioneve gjatë natës nga ana e trupave të ndërhyrjes”, deklaroi Rama.

Kryeministri kërkoi nisjen e procesit të identifikimit të dëmeve, me prioritet banesat, familjet në nevojë, shkollat dhe urat.

“Identifikimi dhe inventarizimi i dëmëve dhe pasojave, duke renditur banesat të parat, pastaj rrugët, urat, shkollat që janë prekur dhe ku duhet ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur që mësimi të nisë sa më parë”, u shpreh shefi i Qeverisë.

Rama kërkoi transparencë dhe seriozitet në përgatitjen e faturave të zhdëmtimeve.

“Fatura e zhdëmtimeve dhe kompensimeve duhet përgatitur me transparencën dhe seriozitetin më të madh, që askush nga njerëzit e prekur dhe familjet në nevojë të mos mbetet jashtë listës. Planet për rivendosjen e situatës normale të infrastrukturës duhen përgatitur me shpejtësi”, vijoi ai.

Share This Article
5 Comments
    • Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan ramovicet, berishovicet, metovicet, bashovicet dhe medijvicet, keta pjella te ligesise. says:

      O demo,nuke ka me pyllezim, mare e mimoza, apo peme frutore e shkurre dekorative, se vendin e tyre e kane zene me pastrimin e lekut te piset,dhe riciklimin e pushteteve brenda ligesise. Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i Dekriminalizimit, nuke erdhi si pasoje e ndershmerise se edvin kristaq Rama-s,por si bashkejetese me pandeshkueshmerine e tije ndaj botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne dite e vite. Kozmetikes Rama-Basha-Berisha-Meta-kriemadhja e berisha,apo mediu,me shoke e shoqe ne hije, i shkojne per shtat vetem banges se akuzes,ku e djeshmja dhe e sotmja ti mbetet nje enderr, dhe e nesermja ne burg ne nje ferr pafund. Prisni, nuke keni pare gje akoma;deklaroje Tahiri.Nuke vjen zgjidhja vetem duke logaritur dement,por duke hetuar shaqet e kesaje permbytje.Koha ne vite ka vertetuar katerciperisht se nese injorohet apo bashkejetohet me shkaktaret e kesaje permbytje,pasojat mbeten te perseritura per vitet ne vazhdim. Por tashme futbolli me dy porta brenda bijve te eterve te diktatures komuniste dhe mostrave te saje, qe mbajne mbi supe mijra krime e suoerkortupsione te denoncuara me ze, figure dhe deshmi te gjalla, sa istitucionale, aqe dhe me shume popullore e medjatike, i ka ardhur fundi dhe ky do te jete nje fund i turpshem dhe pa kthim. Besoni o demo,rruge te mesme nuke ka me, o bashkepunim me Vettingun, o si bashkeautore me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne dite e vite, ne bangen e akuzes. Mjaft eshte MJAFT. Kohes doren ne qafe, dhe gishtin mbrapa, i shkoje vapa me gushtin,ashtu sikurse atyre padroneve te medjas qe vazhdojne ti ngrene hymne politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.

  • Mos shperbleni hajdutet e tokave bujqesore cdo vit me taxat tona!!!
    Para 90, shteti nuk lejonte ndertime pa kriter ne toka bujqesore nen uje..Per cdo ndertim te ri,qofte shtepi banimi per qytetaret dhe kooperativistet kishte studim te parceles ku do te ndertohej.Pas 90 fshataret u sulen drejt tokave bujqesore,i grabiten dhe ndertuan si te babezitur,me qellim pushtimin e tyre.Cfaj kemi ne te paguajme babezine e tyre,kur PERENDIA I NDESHKON.
    Ti Edi Rama,pse e ndertrove fortesen tende,lart ne Surrel dhe pse nuk ndertove ne kenete.?Pse maloku i Kukesit dhe Tropojes e la majen e malit ku ja kishte ndertuar gjyshi kullen dhe u zhyt si DERRI NE LLUCE NE KENETE TE TIRANES?Po pse ta paguaj une qe nuk vjedh me taxat e mija makuterine e tij cdo vit?

  • O rama,jo vetem identifikimi i demeve te niset,por dhe i shkaktareve ne to,vetem keshtu vendoset pika mbi I-ne dhe jo me lojra fjalesh e lloqe kavaje;thote populli.Nese politikat e Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot, do te kishin bere detyren e tyre,keto permbytje do t’i kishin mbetur te shkuares,por ngase keto palo politikane montuan istitucionin e pandeshkueshmerise ndaj krimeve e korrupsioneve,sot shqiptaret perjetuan permbytjen e rradhes.Nje krim i pa ndeshkuar eshte nje krim qe vazhdon;thote populli.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,doni apo nuke doni ju o politikane pushtetare,ju o mije kenetash e mizakali,qe nga te pabreke ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata.

  • O rama,jo vetem identifikimi i demeve te niset,por dhe i shkaktareve ne to,vetem keshtu vendoset pika mbi I-ne dhe jo me lojra fjalesh e lloqe kavaje;thote populli.Nese politikat e Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot, do te kishin bere detyren e tyre,keto permbytje do t’i kishin mbetur te shkuares,por ngase keto palo politikane montuan istitucionin e pandeshkueshmerise ndaj krimeve e korrupsioneve,sot shqiptaret perjetuan permbytjen e rradhes.Nje krim i pa ndeshkuar eshte nje krim qe vazhdon;thote populli.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,doni apo nuke doni ju o politikane pushtetare,ju o mije kenetash e mizakali,qe nga te pabreke ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *