Video/ Përmet, sekuestrohen 768 kg kanabis në një tunel

Elton Tafaruci

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 768 kg kanabis në fshatin Piskovë gjatë një operacioni, ndërsa janë shoqëruar disa persona.

 Lënda narkotike, sipas policisë ishte e ndarë në 102 pako dhe disa thasë, ndërsa ishte fshehur në një tunel në fshatin Piskovë.
Droga u zbulua në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa përpos personave të shoqëruar vazhdon aksioni për identifikimin dhe vendosjen para ligjit të personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i policisë
Operacion antidrogë i koduar “Piskova”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet.

Sekuestrohen 768 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Shoqërohen disa persona.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjpherë është organizuar e vijon operacioni “Piskova”.

Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar disa persona në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në lidhje me këtë gjarje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim e Prokurorinë po vijjnë hetimet për dokumentimin dhe vënien përapra përgjegjësisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *